Subscribe

Një operacion masiv i Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda çoi në pranga 19 persona pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i cili trafikonte drogëra të forta.

 

Mësohet se hetimet dhe arrestimet janë kryer edhe në disa vende të Europës si Itali, por edhe Turqi si destinacioni i ri i trafikut të kanabisit dhe kokainës.

 

Grupi drejtohej nga i arrestuari në Turqi Met Kanani i cili akuzohet se ka trafikuar nga Shqipëria, përmes Greqisë dhe Maqedonisë në drejtim të vendit turk tonelata me kanabis dhe droga të forta si kokainë.

 

Pas operacionit të autoriteteve Turke në mars të këtij viti Kanani u arrestua së bashku me disa persona të tjerë ndërsa në një magazinë u sekuestruan 1.1 tonë hashash.

 

Ai njihet nga mediat turke si “Baroni drogës”  kreu i një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike. Pas urdhër arresteve të lëshuara nga prokurorja e krimeve të rënda Elisabeta Imeraj policia përfundoi operacionin në disa qytete të vendit ndërsa të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *