E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Goditet banda e grabitësve shqiptarë në Itali , publikohenemrat

Një grup grabitësish shqiptarë që kryenin  vjedhje në krahinat e Ascoli, Fermo dhe Teramo  në Itali ka përfunduar në pranga.

 

 

Stafi i Policisë në Ascoli  zbuloi bazën e organizatës në një apartament në bregdetin e Porto d’Ascoli. Agjentët kanë gjetur pesë makina të vjedhura, duke përfshirë Nissanin që ishte vjedhur një natë më parë në Monteprandone, bizhuteri të çmuara  dhe shumicën e mjeteve  të përdorura për vjedhje.

Reklamë

 

 

Në paraburgim në Morino gjenden : Arlin Cera 32 vjeç, Mateo Gjeta 28 vjeç, Rigels Vlashi  24 vjeç  dhe Admir Vata 25 vjeç.

 

 

Ata akuzohen për vjedhje të rëndë,,rezistencë ndaj forcave të policisë  dhe vepra të tjera që lidhen me veprimtarinë e tyre kriminale.

 

 

Duke analizuar  të dhënat qe gjenin në vendngjarje , oraret, etj  hetuesit përcaktuan se baza etyre duhej të ishte në zonën e San Bendedeto dhe e gjeti atë pranë bregdetit të Porto d’Ascoli. Falë bashkëpunimit të qytetarëve, agjentët mund të vëzhgonin lëvizjen e anëtarëve të grupit nga shtëpitë e afërta.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë