Subscribe

Prej datës 28 gusht Policia e Shtetit ka sekuestruar 900 kilogramë kanabis, ndërsa ka arrestuar 40 persona të shpallur në kërkim. Në operacionin masiv kundër paligjshmërisë kryesisht të mbjelljes e trafikut të lëndëve narkotike policia ka vijuar kontrollet qe nga Velipoja e deri në Butrint  me një numër total prej 1140 efektivesh në terren.

 

Kontrolleve i janë nënshtruar edhe kasollet pranë bregdetit, aty ku trafikantët fshehin kanabisin para se ta nisin drejt Italisë, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar dhe dy mjete lundruese.

 

Në dy ditët e para të aksionit policia sekuestroi rreth 400 kilogramë hashash, ndërsa mesditën e kësaj të enjteje në fshatin Zhapokikë të Memaliajt u gjetën 517 kilogramë kanabis.

 

Për rastin policia arrestoi një 57 vjeçar, ndërsa procedoi për moskallëzim krimi kryeplakun e fshatit.

 

Gjatë ndërhyrjes policia ka gjetur edhe 6 armë zjarri, rreth 3 mije fishekë, si dhe dy mjete lundruese pa dokumentacion.

 

Aksioni i cili mbështetet dhe nga  Guardia Di Financa është në vazhdimësi, ndërsa pritet që pas bregdetit Policia të kryejë të tjera kontrolle në magazina ku dyshohet se trafikantët ruajnë sasi kanabisi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *