E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Goditen trafikantët e kokainës, arrestohen 6 shpërndarës

Gjashtë anëtarë trafikantë të drogave të forta në Tiranë u kapën nga policia në dy operacione të koduara “Biss” dhe “Tranter”.

 

Gjatë ndërhyrjes në pranga ranë Genci Huta, 46 vjeç,  Denis Yzo, 37 si dhe dy 30 vjecarët , Gentjan Dikollari, dhe Anxhelin Gega.

 

Reklamë

Ata u kapën në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në  një makinë fuoristradë, ndërsa në pjesën e këmbëve të pasagjerit iu gjetën 50 gramë kokainë.

 

Në operacionin “Tranter”, forca e posaçme operacionale  arrestoi dy shpërndarësit e tjerë Dritan Toskën dhe  Vladimir Ademin.

 

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre dhe në një makinë tip “Audi” u gjetën 50 gramë të tjera  kokainë.

 

Krahas kësaj policia sekuestroi dhe 1100 dollarë, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, 52 mijë lekë, fishekë pistolete, si dhe peshore për kokainën.

 

Më shumë video

Reklamë