E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Goditen shpërndarësit e drogës, si u arrestuan Duka e Gaçaj

Hetimet dhe përgjimet disa mujore për të zbardhur një ngjarje të ndodhur në Tiranë, nxorën në pah emrat e 4 personave të arrestuar të hënën për trafik droge.

 

Një ditë më parë policia vuri në pranga kreun e grupit Leonard Duka si dhe shokët e tij; Elvis Gaçaj, Dritan Agaj dhe Oltion Loga.

 

Reklamë

Ata u kapën në një banesë të marrë me qira në rrugën e Dibrës, në kryeqytet. Ndërsa thirrjes së policisë për të hapur derën e apartamentit iu përgjigjën pas dy orësh.

 

Burimet thane se kjo vonese u ka dhëne atyre kohen e duhur për te përzier me ujë doza heroine apo kokaine.

 

Ndërsa armën që u sekuestrua, ata e hodhën nga ballkoni, por agjentet arritën ta gjenin në çatinë e një banese aty pranë.

 

Burime nga organi i akuzës sqaruan për Vizion Plus se Elvis Gaçaj është mbajtur nën vëzhgim pak javë pasi la qelinë e burgut, ku vuante dënimin për trafik droge.

 

Atij iu bë edhe atentat me armë në 2015, por viktimë mbetën dy miqtë e tij.

 

Emër jo pak i njohur për drejtësinë shqiptare është edhe Leonard Duka. Ai është hetuar dhe përgjuar për një atentat të ndodhur dy vite më parë, ndërsa së fundmi po mbikëqyrej pasi dyshohej se kishte marrë pjesë në një ngjarje kriminale.

Më shumë video

Reklamë