E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Goditen narkotrafikantët shqiptarë, shpërndanin drogë në shkollat e Athinës

Policia greke ka identifikuar një grup narkotrafikantësh të cilët shpërndanin kanabis  në shkollat e Athinës të nivelit parauniversitar. Shpërndarja e drogës është bërë në shkollat në zonat Zografu, Kesariani, Vironas dhe Pangrati.

 

Reklamë

Policia greke ka vënë në pranga tetë shqiptarë dhe dy greke të moshave 18 deri 26 vjeç, anëtarë të organizatës kriminale, ndërkohë është në kërkim dhe të dy shqiptarëve të tjerë.

 

Sipas burimeve të policisë organizata kishte aktivitet të vazhdueshëm me qëllim transportimin e sasive të konsiderueshme të kanabisit të papërpunuar.

 

Organizata drejtohej nga dy shqiptarë të moshave 24 dhe 26 të cilët furnizoheshin me kanabis në Shqipëri dhe i ambalazhonin në shtëpinë e 26-vjeçarit. Zinxhiri vazhdonte nga anëtarë të tjerë të organizatës së drogës të cilët bënin shpërndarjen.

 

Në shkollat e mesme të Athinës droga u shitej nxënësve me çmimin 5-8 euro/gram. Në tre muajt e fundit ata transportuan rreth 12.5 kg kanabis me një përfitim prej 100,000 euro.

 

Policia në shtëpinë e shqiptarit, kreut të bandës kriminale gjeti dhe konfiskoi sasi kanabisi të papërpunuar, shumë parash në euro, një pistoletë, 12 telefonë celularë. Gjithashtu u konfiskuan tri automjete dhe një motor.

 

Policia është në kërkim dhe të dy shqiptarëve të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë