Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës  të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit me iniciale S.K 21 vjeç.

 

Sipas policisë të arrestuarit janë D.H, 17 vjeç,  O.R, 16 vjeç dhe Xh.B, 17 vjeç, të tre banues në fshatin Mborje-Korçë. Të arrestuarit dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta 21 vjeçarin, banues në Mborje, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.

 

Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *