Policia e Fierit ka proceduar penalisht tre persona.

 

Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se është proveduar një 33 vjeçar me iniciale Ç.K, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, teksa ka qenë duke drejtuar një mjet tip “Volksëagen”.

 

Po ashtu, janë proceduar edhe dy të rinj, përkatësisht të moshës 20 dhe 22 vjeç, të cilët për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

 

Njoftimi i policisë:

 

Fier/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ç. K., 33 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Patrullës së Përgjithshme, për të ndaluar.

 

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Xh. R., 22 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “15 Tetori”, Fier, për motive të dobëta, janë goditur me grushte, me njëri-tjetrin.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *