Policia e Lezhës, nën drejtimin e prokurorisë ka arritur të zbardhe e ngjarjen e datës 30 nëntor të këtij viti ku u dhunua, duke u goditur me sende të forta Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Edmir Përndreca.

 

Si autor të dyshuar të ngjarjes janë shoqëruar në polici 5 përsona, ku për tre prej tyre është prerë fletë arresti.

 

Ndalimi i tyre u bë në oret e para të mëngjesit të së mërkures me urdher të prokuririsë së Lezhës, e cila pas veprimeve intensive hetimore arriti të identifikoj dhunuesit, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *