E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Godet policin, arrestohet Bako Buzheri

Një përplasje me një person të shpallur në kërkim, detyroi policinë të qëllojë me armë në ajër për të bërë të mundur ndalimin e tij. Ngjarja ndodhi në zonën e “Zogut të zi”, në kryeqytet. Burimet konfirmojnë se i shpalluri në kërkim Bako Buzheri qëlloi me grusht efektivin e policisë gjatë kontrollit. Buzheri i cili është banor i Lazaratit, ka qenë i ndaluar më parë nga policia e Gjirokastrës, ndërkohë që është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në mungesë me 21 vite burg për akuzat e rrëmbimit dhe mbajtjes peng të një personi. Por ne shkurt te vitit 2015 është liruar nga Gjykata e Larte. Për të njëjtat akuza policia ndaloi ne korrik të vitit 2015 dhe të afërmin e tij Alfons Buzheri, i cili sebashku Bakon morën peng dhe dhunuan për pazaret e drogës dy vëllezër nga Gjirokastra.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë