Subscribe

Një debat mes dy adoleshentësh nga fshati Kastriot i Dibrës, ka përfunduar me plagosjen e rende te njërit prej tyre. Erjon Hasi kaloi ne gjendje kome, pasi u godit me leve ne koke nga shoku i tij i klasës Vilson Meta. Sipas dëshmitarëve, konflikti ka nisur në ambientet e brendshme të gjimnazit “Gjergj Kastrioti” per motive banale. Dy gjimnazistet kane shkëmbyer sharje e kërcënime mes tyre e me pas Vilson Meta është kthyer me nje leve, duke qëlluar shume here mbi Erjon Hasin.
Për shkak të plagëve të marra, 17-vjeçari është dërguar me urgjencë me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa autori i ngjarjes është arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *