E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Godet gruan dhe e bën për spital, arrestohet 38-vjeçari

Arrestohet një 38-vjecar nga Fieri, pasi ka dhunuar gruan e tij.

Sipas policisë, Sajmir Mersini nga Levani i ka shkaktuar dëmtime fizike gruas së tij, aq sa ajo ka përfunduar në spital.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila pasi ka marë mjekim në spitalin e Fierit, është larguar për në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë