Subscribe

Që prej pandemisë, platforma TikTok ka marr një hov të madh dhe nuk po ndalet ende. Edhe në Shqipëri ky rrjet social ka krijuar audiencë të madhe, ku ka nxjerrë edhe personazhe të famshëm me miliona shikime e pëlqime.

Të ftuar në emisionin “7pa5”, dy djem viral në Tiktok treguar rrugën e tyre drejt suksesit e madje edhe disa hile si të bëhen të famshëm.

Ervis Belollari, i cili flet herë pas here turqisht u shpreh se vajzat e preferojnë shumë kur bën video të tilla.

“Gocat çmenden kur flas turqisht. Më shkruajnë shumë. Unë i kam hyrë me qëllim Tiktok-ut. Më shiti dikush një tiktok me 400 mijë folloëers. Dy muaj në Gjermani nuk e kam përdorur. Kur erdha në Shqipëri, emisionet nuk më përkrahen. Dhe një shok më ndihmoi të bëhem i famshëm. Ai shtë arsyeja. 1 milion e 700 numëron video ime më virale, videot e mia janë 100 k e lart”, shprehet Belollari.

Ndërkohë çiklisti Ylber Sefa është bërë i famshëm për shkak të videove të tij komike. Ai ka ndarë në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus disa hile se si videot të bëhen sa më virale në Tik Tok.

“Unë nuk e dija që ekzistonte Tiktok-u. Kam hyrë në Youtube dhe kam kërkuar si të bëhesh viral. Dhe një nga mënyrat për të arritur sa më shumë shikueshmëri është të bësh ti një koment të parë të video jote. Dhe duhet të bësh minimumi 3-5 share (shpërndarje). Video më e shikuar e imja ka shkuar 2 milion. Ndodh që me tiktok-un, nëse një video bëhet virale, adresa jote e ka marrë “virusin” e virales. Frazat që ke përdorur të video më e shikuar duhet të vazhdosh t’i përdorësh edhe te videot e tjera”, shprehet çiklisti.

Ylberi shtoi se Tiktok-un nuk e sheh si një mënyrë parësore fitimi parash,pasi mund të të lerë pa bukë, siç shprehet ai./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *