Ish kreu i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi ka deklaruar se Gledis Nano është i rrezikuar, pas publikimit të emaileve zyrtare.

 

Në studion e Quo Vadis me moderatoren Pranvera Borakaj, Elezi tha se ne sot jetojmë në një xhingël ku çdo kush ndihet në rrezik, përveç luanit që vendos rregullat e lojës.

 

“Këtu është një xhungël jo vetëm të organizimit kriminal por është xhungël në politikë, ekonomi. Këtu nuk e di dhe nuk është e sigurtë në atë që bën. Jeta e një drejtori është patjetër e rrezikuar, sepse do cënojë shumë interesa.

 

Se cilat janë raportet dhe se cili ka qenë sulmimi dhe objektivat e drejtorit të përgjithshëm. Nëse ai ka pasur objektiva dhe synime serioze patjetër që është i rrezikuar. Çdo kush që prek këtë sistem xhungle është i rrezikuar.

 

I fortë është vetëm ai luani që bën rregullat e lojës, gjithë të tjerët duhet të jenë të frikësuar. Kjo ka vite që ekziston, nuk u ndërtua tani”, tha Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *