Subscribe

Glauk Konjufca do të  jete kryeparlamentar ne legjislaturën e tetë të kuvendit të Kosovës.

Ai siguroi miratimin e 69 deputetëve në seancën e sotme konstituive ndersa 33 votuan kunder.

Ndërkohë, Saranda Bogujevci nga LVV, Bedri Hamza nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK do të jenë nënkryetarët nga grupet më të mëdha parlamentare.

Më herët, Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve konfirmoi se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 deputetë në parlamentin me 120 vende.

Ne seancen e pare zhvilluar kete te hene, jane betuar 114 deputete te rinj ndersa njeri qe mungoi do te betohen ne seancen e radhes.

Vetevendosje mori nje rezultat te thelle ne zgjedhjet e 14 shkurtit duke pasur mundesi te qeverise e vetme pa partite e tjera tradicionale te vendit si LDK dhe PDK.

Me marrjen e kreut te kuvendit te Kosoves, Glauk Konjufca do te jete automatikisht edhe President ne detyre.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *