Subscribe

Policia ka zhvilluar një operacion të koduar “Gjysmëfinalja” në 12 qarqet e vendit kundër lojërave të fatit.

 

Në të gjithë vendin janë kontrolluar 656 ambiente, në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve.

 

Nga kontrollet e ushtruara janë arrestuar në flagrancë 35 persona, konkretisht 19 persona në Tiranë, 6 persona në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier e  1 në Korçë.

 

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 15  kompujtera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit”, thuhet në një njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *