Subscribe

19 vrasje me 20 viktima, ku tre prej tyre janë brenda familjes. Ky është bilanci i krimeve të rënda për vendin nga data 1 janar deri më tani.

 

Krahasuar me një vit më parë, kemi një ulje të vrasjeve. Për pjesën e parë të vitit 2021 janë shënuar 36 ngjarje kriminale me 39 të vdekur.

 

Ndërkohë që shifrat tregojnë një ulje të krimeve të rënda, ndryshe paraqitet raporti për zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.

 

Për këtë vit, nga 19 vrasje, 10 janë zbardhur dhe 9 ende janë nën proces hetimi, ku policia nuk ka gjetur prova apo të dhëna për ti orientuar drejt identitetit të vrasësve, aq me pak, të porositësve.

 

Në këtë kategori përfshihen krimet më të rënda, ku dyshohet se kemi të bëjmë me përplasje bandash apo ekzekutime mafioze, në të cilat përdoren metoda të reja të sofistikuara.

 

Qershori mban numrin më të lartë të krimeve duke numëruar deri më tani 6 viktima. Sa i takon qarqeve, Shkodra është në krye të listës. Për këtë vit në qytetin verior  janë shënuar 5 vrasje.

 

Më pas renditet Tirana me 4 të tilla e ndërsa Fieri numëron 3 të vdekur. Qarqet që nuk kanë shënuar asnjë viktimë deri më tani janë Elbasani, Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra.

 

Zotimi i policisë është që për këtë vit të kemi më pak se 50 vrasje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *