E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjysma e të rriturve në Britani, të vaksinuar

Britania e Madhe është e entuziazmuar për ecurinë e procesit të vaksinimit deri tani.

 

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock u shpreh në “Twitter” se të premten ishte dita kur u vaksinuan më shumë njerëz se çdo ditë tjetër. Ai njoftoi edhe imunizmin e gjysmës së të rriturve.

 

Reklamë

“Vaksina është një histori suksesi kombëtar dhe rruga jonë për të dalë nga kjo pandemi. Kur të merrni telefonatën, vaksinohuni”, u shpreh ai.

 

Ndërkohë, ekspertët e Mbretërisë së Bashkuar paralajmërojnë se pushimet e verës jashtë vendit do të jenë të pamundura nga frika se do të “importohen” mutacionet e COVID-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë