E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Politikë

Gjyqtarja Vitore Tusha, e pastër

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, ka rezultuar e pastër pas hetimit administrativ, në funksion të procesit të vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi mëngjesin e kësaj të enjteje që gjyqtarja Tusha mund të vijojë profesionin e saj si gjykatëse. Gjatë verifikimit të kryer nga organi përkatës, është vërejtur se Tusha nuk ka probleme me pasurinë, pastërtinë e figurës, si dhe në aspektin profesional. Gjatë hetimit administrativ u konstatua se ndaj gjykatëses Tusha ka pasur 5 ankimime pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por të cilat duket se nuk ka pasur efekt në vendimmarrje. Vitore Tusha është e para gjykatëse e nivelit të larë, e cila rezultoi e pastër pas verifikimeve të hollësishme.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë