E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjyqtarja dhe nëna e saj merren peng, autorët kërkuan shpërblim 1.6 milion euro në bitcoin

Një gjyqtare 35-vjeçare në Francë dhe nëna e saj 66-vjeçare u rrëmbyen dhe u mbajtën për rreth 30 orë peng, sipas Le Parisien.

Rrëmbimi ndodhi, sipas të njëjtit informacion, në orët e para të së mërkurës, ku nënë e bijë ndodheshin në shtëpi.

Reklamë

Dyshohet se autorët i kanë futur gratë në bagazhin e një makine, ndërsa në vendin e rrëmbimit u gjetën gjurmë gjaku. Partneri i 35-vjeçares, i cili është drejtues në një kompani aktive në sektorin e kriptomonedhave, nuk ishte në banesë ditën që ndodhi ngjarja.

Dy gratë u gjetën të premten në mëngjes afërsisht 100 kilometra nga vendi i rrëmbimit. Ato u gjetën të lidhura në një garazh nga një fqinj i cili hapi derën pasi dëgjoi zhurma.

Dy gratë kishin lëndime dhe u dërguan në spital për ndihmën e parë, ndërsa deri më tani nuk janë bërë arrestime. Sipas një burimi policor, autorët dyshohet se kanë kërkuar një shpërblim në bitcoin, me një vlerë totale prej afërsisht 1.6 milion eurosh.

Nuk dihet në këtë kohë nëse është paguar një shpërblim./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë