E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gjyqtari Shkëlzen Selimi në “sitën” e Vettingut

Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të zhvillojë seancën dëgjimore për  gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

 

Ndërkohë kujtojmë se deri më tani janë rikonfirmuar në detyrë tre anëtarë të kësaj gjykate Edmond Islamaj, Xhezair Zaganjori dhe Ardian Dvorani, ndërsa janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Admir Thanza, Tom Ndreca dhe Artan Zeneli.

 

Reklamë

Trupa gjykuese përbëhet nga: Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari. Shkëlzen Selimi ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor. Kujtojmë se ai u dekretua në shtatorin e vitit 2010 nga Presidenti i atëhershëm i Republikës, Bamir Topi.

 

Kandidatura e tij është kontestuar mjaft fort nga maxhoranca e djathtë në atë kohë, e cila e ankimoi deri në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, në shtator të vitit 2011 Kuvendi e miratoi emërimin e Shkëlzen Selimit në Gjykatën e Lartë.

 

Më shumë video

Reklamë