Real Madrid dhe Bayern janë dy ekipet që siguruan biletat e fundit për në gjysmëfinalet e UEFA Champions League.

Në betejën e “Bernabeut” ka ndodhur gjithçka që mund të përcaktojë futbollin një sport të mrekullueshëm dhe emocionues.

 

Juventus ishte vetëm pak sekonda dërgimit të duelit në shtesë pasi po fitonte 3 me 0 me një ndeshje te madhe në transfertë, por një 11-metërsh i dyshimte i akorduar nga gjyqtari anglez Oliver, ndryshoi fatet e përballjes pasi Ronaldo e dërgoi topin ne rrjete.

 

Madrilenet kaluan në 4 më të mirat e Evropës me rezultatin e përgjithshëm 4 me 3 ndërsa Juventus del jashtë me kokën lart por mes polemikash të mëdha dhe mbi të gjitha me legjendën Buffon që rrezikon ta mbylle karrierën me një karton të kuq pas furisë së protestave kundër gjyqtarit anglez.

 

Sa i takon kronikës se ndeshjes së transmetuar në Tring, italianet bënë një çmenduri të vërtete duke shënuar që në start me anë të Madzukic. Goli shokoi spanjollet të cilët u tronditën edhe më shumë nga sulmuesi kroat në të 37 teksa kualifikimi u rihap tërësisht. Momenti më i mirë i Realit ishte një shtylle me kokë e Varan përpara se Juventus të shokonte Bernabeun me golin e trete realizuar nga Matuidi në minutën e 61.

 

Madrilenet nisën të sulmojnë me intensitet por pa mundur të gjejnë golin derisa në minutën e 95 në sulmin e fundit të ndeshjes gjyqtari dha një faull në zonë për një kontakt mes Benatia dhe Vazkes.

 

Bufon ishte i papërmbajtshëm ndaj Oliver i cili e nxori jashtë me të kuq ndërsa pas disa minutash ndërprerje ndeshja rifilloi me ekzekutimin e saktë të Ronaldos i cili dha kualifikimin skuadrës së tij në një ndeshje vërtet të pabesueshme.

 

Ndërkohe ne Gjermani, Bayern dhe Sevilla nuk shkuan më shumë sesa barazimi 0 me 0, çka i dha mundësi skuadrës së Jup Heinkes të shkojë n e 4 më të mirat e Europës falë fitores 2 me 1 në ndeshjen e parë në Spanjë.

 

Ne takimin e transmetuar në Vizion Plus nuk munguan rastet, me Ribveri që pati shansin më të mirë në pjesën ë parë për të zotët ë shtëpisë ndërsa Correa në pjesën ë dytë goditi traversën për Sevijen.

 

Sulmuesi argjentinas në fund u ndëshkua edhe me karton të kuq. Spanjollet gjithsesi dalin jashtë më kokën lart ndërsa Bayerni mbetet një pretendent për fitoren finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *