E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Gjyqtari Luan Daci ankimon vendimin për pezullim nga detyra

Gjyqtar i Kolegjit të Apelimit, Luan Daci ka ankimuar vendimin për pezullim nga detyra në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Masa e pezullimit nga detyra iu komunikua ditën e diel, pasi Daci akuzohet se ka bërë deklarim të rremë dhe ka falsifikuar dokumentet.

Ai akuzohet se nuk ka deklaruar në aplikimin e kryer në shkurt të 2017 për t’u emëruar si anëtar i KPA se ndaj tij është marrë më parë masë disiplinore “largim nga puna”.

Daci ka deklaruar para hetuesve se nuk kishte detyrim të deklaronte të shkuarën e karrierës, pasi, sipas tij, një gjë e tillë nuk kërkohej në formular.

Vazhdo të lexosh

Reklamë