Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi këtë te hënë dënimin me tre vite burg për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha, i akuzuar për korrupsion pasiv. Nga pranimi i gjykimit te shkurtuar, Hoxha do te vuaje 2 vite burg ne institucionet e sigurisë se zakonshme. Prokurorët kanë kërkuar gjithashtu heqjen me tre vjet të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike. Gjyqtari Hoxha akuzohet se mori 6 milionë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor. Ndërkohë, 12 dhe 10 muaj burg janë kërkuar për personat e tjerë të përfshirë në këtë aferë, Dritan Jazexhiu dhe Nevruz Gajdja. I biri i gjyqtarit, Ledion Hoxha dhe i pandehuri Altin Malaj, janë dënuar me pare me nga 20 dhe 18 muaj shërbim prove. Ndërsa Gerald Hoxha me 100 mijë lekë gjobë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *