Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli do të përballet sot në një seancë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

Sipas KPK-së, gjyqtari ka qenë bashkëpunues gjatë gjithë procesit, ndërsa ka përparësi për shkak të kandidimit në KLGJ. Mbështet tek raporti i ILDKP-së, KPK pohon se Faqolli ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, ndërkohë që burimet janë të justifikuara dhe nuk k deklarim të rremë apo fshehje.

 

Ndërkohë nga të dhënat e ILDKP-së, Faqolli ka në pronësi një truall me sipërfaqe 32 m2 në Librazhd, ku është ndërtuar një bodrum, lokal dhe banesë. Po ashtu subjekti ka deklaruar si burim të të ardhurave nder vite dhe një hua.

 

Trupi gjykues që po kryen rivlerësimin e tij përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *