Konkluzionet e Komisionit të Venecias, sipas gjyqtarëve kanë reflektuar në pjesën më të madhe vërejtjet e tyre për reformën në drejtësi. Duke përshëndetur rekomandimet e sjella në tiranë pak ditë më parë, kreu i unionit të gjyqtarëve Gert Hoxha tërheq vëmendjen per strukturat e reja qe do te emërojnë dhe kontrollojnë edhe pasurinë e gjyqtareve. Problem që nuk i jep zgjidhje te qarte reforma në drejtësi, është zëvendësimi i gjyqtarëve të korruptuar. Për Byronë e Hetimi, Hoxha mendon se duhet të jetë në varësi të prokurorisë dhe jo të Ministrit të Brendshëm. Sipas unionit të gjyqtarëve, Gjykata e Lartë paraqitet si institucioni, i cili ka ndërhyrjet më të forta nga ana e politikës. Me herët, gjyqtare e prokurorë kanë kërkuar që reforma të mos cenoje pavarësinë e sistemit e sidomos ndikimet politike.