Subscribe

Prokuroret dhe gjyqtaret do ta kene pagën 1500 euro ne muaj. Kete e përcakton statusi i ri i magjistratëve, i cili vendoset per here te pare ne kuadër te reformës ne drejtësi e qe eshte diskutuar ne komisionin e posaçëm.
Megjithatë, skemat e pagesës jane ende te hapura dhe te mërkurën pritet te kete nje përcaktim final te nivelit te pagave. Por nje gje është e sigurt gjyqtare e prokurore do te paguhen shume me teper sesa aktualisht. Përveç rritjes se pagave gjyqtare e prokurore do te gëzojnë te drejtën per te pasur si pjese te pages edhe sigurimin e detyrueshëm te jetës shëndetit e pronës, përfshi ketu edhe familjen e magjistratit. Mazhoranca shqyrtoi përveç statusit te magjistratëve edhe ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *