E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gjyqi për “studentët e vezëve”

8 studentët qe gjykohen për goditjen me vezë te kryeministrit, shprehën dëshirën, që të pyetet edhe ai vete si dëshmitar i ngjarjes. Më herët, studentët u paraqitën në gjykatën e Tiranës, për tu përballur me dëshmitarët e thirrur nga prokuroria.Por mungesa e njërit nga 5 dëshmitarëve, u bë përsëri shkak që te shtyhet edhe seanca e dytë. Sipas prokurorisë studentët akuzohen për ngjarjen 2 nëntor 2015, ku në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale një grup të rinjsh protestuan kunder ligjit te arsimit te larte duke e qëlluar me vezë Ramen. Akuza kryesore e ngritur është ajo e “Goditjes për shkak të detyrës” e shoqëruar edhe me akuzën e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë”.

 

Më shumë video

Reklamë