Subscribe

Gjyqi i 7 të pandehurve, te cilët akuzohen se do të dërgonin afro 800 kg kanabis drejt Italisë, po shkon drejt fundit. 3 të pandehurit Mikel Hoxha, Ervis Sulo dhe Leonidha Dimojani, kanë paraqitur mbrojtjen e tyre duke kërkuar se dënim më të lehtë, pasi vepra penale ka mbetur në tentativë. Ndaj Mikel Hoxhës, akuza kishte kërkuar 16 vite burg, por avokati i tij, pohoi se klienti ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe në këto rrethana nuk duhet një masë dënimi më lehtë. Vetë i pandehuri theksoi se nuk kishte për qëllim që ta çonte hashashin ne Itali, por vetëm ne Vlorë. Edhe dy të pandehurit e tjerë, Sulo dhe Dimojani pohuan se janë kryefamiljarë dhe kanë në ngarkim edhe prindërit e tyre invalid dhe në këtë mënyrë, vendimi i gjykatës duhet të jetë sa më i favorshëm. 4 të akuzuarit e tjerë, Ermal Mehmeti, Indrit Raja, Mirja Vitaj dhe Alfred Syli nuk ishin gati per mbrojtjen. Në 30 shtator të 2015, gjatë operacionit te koduar “ Laguna e Vilunit” policia arrestoi 7 anëtarë te grupit kriminal, por nuk kapi dot bosin e rrjetit, Bardhok Pllanaj. Ai dyshohet se i shpëtoi postbllokut te policisë duke kaluar me makinën e ish-deputetit Mark Frroku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *