E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjyqi ndaj Armando Prengës

Punonjësit e policisë qe ishin ne komisariat ne momentin e konfliktit mes deputetit Armando Prenga dhe pjesëtareve te familjes Cali, kane dëshmuar kete te merkure ne Gjykatën e Larte. Agim Vathi, Lutfi Hima dhe Gjon Kola, kane konfirmuar se personi i plagosur ne koke, Gjoke Cali u kishte thene se ishte goditur nga Armando Prenga. Megjithatë ata kane mohuar ta kenë pare ne ambientet e komisariatit te Kurbinit vete deputetin. Ndërkohe ne seancën e ardhshme, do te thirren per te dëshmuar te tjerë efektive policie, qe kane dijeni per ngjarjen. Prokuroria ka kërkuar gjithsej 75 dëshmitare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë