Subscribe

Almir Daci iku të luftojë për xhihad, pasi u pushua nga puna e tij si imam i xhamisë së Leshnicës, vetëm se nuk fali namazin e Bajramit të madh. Këto kanë ishin fjalët e babait të Almirit, Xhevahir Daci, pas seancës se mbajtur në gjykatën e krimeve të rënda. Babai i te dyshuarit si terrorist, theksoi se ka folur me djalin e tij para vitit të ri, ndërsa nga ana tjetër, dënoi veprimet ekstremiste të Almirit të bëra në Siri. Për Gjykatën e Krimeve të Rënda, Almir Daci, konsiderohet si një nga drejtuesit më të pushtetshëm të celulave të luftëtarëve xhihadistë në Siri. Seanca e parë ndaj tij u zhvillua në mungesë të Dacit, ndërsa procesi u shty për në datën 11 shkurt, pasi nuk u paraqitën dëshmitarët e thirrur nga trupi gjykues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *