Gerd Hoxha është gjyqtari i përzgjedhur për të gjykuar padinë për shpifje që Taulant Balla ka bërë ndaj kreut të partisë demokratike.

 

Seanca e parë e kësaj cështje do të zhvillohet në datën 10 tetor në orën 09:30.

 

Padia e sekretarit të përgjithshëm të PS ndaj Bashës erdhi pas akuzave që drejtuesi I selisë blu bëri ndaj Ballës pas sekuestrimit në portin e Durrësit të një makine tip “Toyota Yaris” me 3.4 milion euro.

 

Basha akuzoi Ballën se ishte ai garanti I futjes së sasisë së madhe të eurove me këtë makine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *