Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi është një ndër demokratët që ka dalë kundër vendimit të Lulzim Bashës, për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

 

I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, ai akuzon kreun aktual të PD se veproi në mënyrë individuale, e jashtë kompetencave.

 

“PD vjen nga dy humbje radhazi, e kjo krijon një traumë. Shqiptarët kishin nevojë për shpresë e ndryshim në 25 prill. Pavarësisht nga këto zhvillime, ndodh një zhvillim i pabesueshëm. Basha, në mënyrë individuale, të pabazuar, nuk e ka kompetencë të përjashtojë një deputet a çdo funksionar të lartë nga PD. Demokratët janë kundër këtij vendimi. Kjo nuk është çështje private mes Bashës e Berishës. Këtu bëhet fjalë për PD. Nga reagimet publike të anëtarëve të PD, ata janë kundër vendimit të Bashës. PD është pronë e demokratëve shqiptarë. Duhet të ishte vendimmarje e demokratëve.”

 

Sa i përket shpalljes “non grata” nga SHBA, Bumçi theksoi se Berisha është i sigurt në pastërtinë e tij, pasi, sipas tij, në të kundërt nuk do ta padiste për shpifje.

 

“Berisha ka hedhur në gjyq Sekretarin e Shtetit. Një person që ka shqetësime nuk e ndërmerr këtë akt. Kjo tregon që ai është i sigurt në pastërtinë e tij, përndryshe nuk do ta merrte këtë akt.”

 

Në fund të bisedës, ai iu drejtua me një thirrje kryedemokratit Basha:

 

“Me shumë dashamirësi, me përulje, ka kohë që të bëhet pjesë e këtij ndryshimi. Ai ka kohe që të bëhet pjesë e ndryshimit të madh të pd, të vahzdojë aty si deputet, si anëtar kryesie, si  pjesë e një ekipi, edhe si kryetar, esë anëtarësia do të votojë pro vendimit të tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *