E premte, 16 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 3 orë më parë
Politikë

Gjyli kritika për PD-në: Strategjia juaj, të sulmoni jo vetëm qeverinë, por edhe demokratët

Analistja Arsejda Gjyli, e ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus kritikoi strategjinë e Partisë Demokratike

Gjyli tha se programi i PD-së është i bazuar tek sulmi dhe se kjo logjikë, sipas saj, dëmton partinë dhe qytetarët.

Reklamë

Analistja shtoi se PD-ja nuk sulmon vetëm qeverinë, por edhe të vetët, duke u ndalur tek sulmet ndaj Ervin Salianjit.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Gjyli: Pse nuk dalin në protestë qytetarët, pra?

Hoxha: Ne kemi një program.

Gjyli: Programi juaj është i bazuar tek sulmi. Ju sulmoni, kjo është strategjia juaj. Nuk sulmoni vetëm Edi Ramën dhe qeverinë. Vetë ju keni sulmuar Ervin Salianjin. Logjika juaj për të sulmuar automatikisht ju dëmton ju, as qeverinë dhe as qytetarin. Strategjia juaj, logjika e sulmit, është për të prishur dhe hedhur hije të errta. PD-ja, për të pasur një lider në krye, duhet të ketë bekimin e Berishës. Nuk vjen dot dikush të hedhë kandidaturën e vet vetëm sepse e dëshiron dhe ndjen se duhet të kandidojë.

Hoxha: Në 2021…

Gjyli: E sheh që je i karikuar ti.

Hoxha: Mos më drejto me atë gjuhë.

Gjyli: Mos më ndërprit argumentet e mia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë