Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE).
Përpara anëtarëve të Asamblesë Parlamentare, deputetja shqiptare Blerina Gjylameti, njëheresh dhe Zv. Presidente e Asamblesë bëri thirrje për mbështetjen e kërkesës se Kosovës për anëtaresim.

“Le t’i tregojmë botës se përkushtimi ynë ndaj vlerave tona themelore është i palëkundur dhe se jemi të gatshëm të mbështesim të gjitha kombet që aspirojnë këto ideale.

Ju bëj thirrje, anëtarë të nderuar, të votoni në favor të këtij projekt-opinioni që Komiteti i Ministrave të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim.Le të përqafojmë këtë mundësi historike për të forcuar strukturën e unitetit evropian dhe për të ndërtuar një të ardhme ku çdo komb mund të lulëzojë në paqe dhe harmoni”, theksoi Gjylameti.

Zv. Presidentja e Asamblesë së Këshillit të Europëa nënvizoi se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është vetëm një gjest simbolik, por dhe një dëshmi e njohjes së progresit të bërë nga njerëzit e saj. “Sot, ne qëndrojmë në një moment kyç të historisë, jo vetëm për Kosovën, por për vetë idealet që mbështet Këshilli i Evropës.

Duke e konsideruar këtë kërkesë të Kosovës, ne nuk po vendosim vetëm për një opinion për aplikim për anëtarësim; ne po afirmojmë përkushtimin tonë ndaj parimeve të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës.Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është vetëm një gjest simbolik.

Është një dëshmi e njohjes së progresit të bërë nga njerëzit e saj drejt ndërtimit të një shoqërie që pasqyron vlerat tona të përbashkëta evropiane”, tha ajo.

Gjylamenti u shpreh se një votë në favor të këtij opinioni është një votë për forcimin e shtetit të së drejtës në një rajon që ka parë shkatërrimet e konfliktit dhe sfidat e rindërtimit.

“Është një votë për forcimin e demokracisë në një komb të ri që ka treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri në rrugëtimin e tij demokratik.

Dhe është një votë për avancimin e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke siguruar që çdo individ pavarësisht kombësisë të jetojë me dinjitet dhe liri nën cadrën e kësaj organizate .Deputetja socialiste deklaroi në Asamblenë e KiE-së se vota pro Kosovës është një mesazh i qartë se “Evropa qëndron e bashkuar, se ne jemi më të fortë së bashku dhe se nuk do të lëkundemi në mbështetjen tonë për ata që kërkojnë t’i bashkohen komunitetit tonë të kombeve, një komuniteti vlerash të përbashkëta.Të mos harrojmë se Këshilli i Evropës u themelua mbi hirin e luftës, me vizionin e një kontinenti të bashkuar në paqe dhe solidaritet. Sot, ndërsa përballemi me sfida të reja, le ta ringjallim atë vizion duke e mirëpritur Kosovën në gjirin tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *