E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjylameti: Jemi penduar për emërimet e ministrave teknikë

Emërimi i ministrave teknikë, ka hapur debat në studion e “Dritare” me Rudina Xhungen në Vizion Plus, mes dy kandidatetve për deputete të Tiranës, Blerina Gjylameti e PS dhe Albana Vokshi e PD.

 

E pyetur, nëse mazhoranca është penduar për ministrat teknikë, Gjylameti e pohoi diçka të tillë.

 

Reklamë

“Për çfarë po bëjnë, besoj se po. Këtë e them si Blerinë. Nesër mund ta themi edhe si përfaqësues. Të arrish të shkelësh ligjin dhe të shkarkosh nga zyra e mediave të partisë, për mua është një shkelje që nuk duhet të lejohet, në një vend si ky që presim të ecim përpara”, tha Gjylameti.

 

Por, kandidatja e PS, Albana Vokshi, tha se qeverisë i vjen keq që ministrat po ushtrojnë detyrën.

 

“E kuptoj që ju vjen keq që ministra teknikë po ushtrojnë  detyrën për të mos lejuar asnjë shkelje. Ata nuk po lënë të bëni çfarë doni me administratën publike. Nuk po i lejon mjekët dhe infermierët në fushatë”, tha Vokshi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë