E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Gjykatësja e Krimeve të Rënda Nertina Kosova në veting

Gjykatësja e Krimeve të Rënda Nertina Kosova, pritët të kalojë pa probleme procesin e vlerësimit. Trupa gjykuese paraqiti të dhënat për gjykatësen bazuar në të tre kritereve, të pasurisë, figurës, dhe aftësive profesionale. Hetimet treguan se Kosova nuk kishte burime të mjaftueshme për blerjen e apartamentit të banimit në Tiranë. Por pas dorëzimit të provave, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se gjyqtarja mund të kursente shumën që rezultonte më parë e pambuluar. Komisioni tha se gjykatësja e Krimeve të Rënda nuk kishte problem me figurën morale dhe aspektin profesional.

 

Më shumë video

Reklamë