Subscribe

Për Partinë Demokratike qeveria Shqiptare ka nisur me mungesë të plotë transparence, përzgjedhjen e kandidatëve që do të votohen për postin e gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën Europiane të së Drejtave të Njeriut. Oerd Bylykbashi thotë se qëllimi i kryeministrit Rama është të sigurojë interesat e tij dhe jo të drejtat e njeriut që shkel çdo ditë.

“Kryeministri kërkon të çojë në Strasburg avokatin e interesave të tij dhe jo gjyqtarin e pavarur në majat e drejtësisë europiane. Ai deklaroi se ka arritur marrëveshje me Gjykatën e Strasburgut që pronaret të mos i marrin pronat e shpronësuara, dhe tani po përpiqet të çojë në Strasburg njeriun e tij që do të mbrojë ligjin e rishpronësimit të pronarëve”

Por zyrtari demokrat thotë se para përzgjedhjes së kandidaturave, të gjithë gjykatësit duhet t’i nënshtrohen vetingut.

“Kandidatët për gjyqtarë në Strasburg duhet t’i nënshtrohen vettingut! Vetting-u garanton besimin e shqiptarëve tek drejtësia. Vetting-u nuk mund të jetë pistoletë për shantazh e Edi Ramës për gjyqtarët dhe gjykatat , ashtu si kërcënimi që i bëri pak ditë më parë gjyqtarit që rrëzoi kërkesën e tij absurde për të penguar zgjedhjet në Peshkopi”

Kontrolli i pastërtisë së gjykatësve tashmë është pjesë e Kushtetutës së miratuar unanimisht në Kuvend. Ndërkohë pritet që ditët në vijim deputetët të rimblidhen për të diskutuar mbi ligjin i cili do të saktësojë procesin e këtij kontrolli.

 

 

x

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *