Subscribe

Numri i lartë i të shkarkuarve nga vetingu ka sjellë një rritje të ndjeshme të dosjeve që presin të shqyrtohen në Gjykatën Administrative të Apelit. Kreu i këtij institucioni Kastriot Selita thotë për “Vizion Plus” se aktualisht janë 14 mijë dosje në total.

 

KASTRIOT SELITA

KREU I GJYKATES ADMINISTRATIVE TE APELIT

Numri i  lartë i çështjeve, që në vitin 2014 ka vijuar nga 11 mijë deri në 13 mijë çështje dhe aktualisht numri i çështjeve që presin të shqyrtohen janë 14 mijë. Duke iu referuar të dhënave statistikore një gjyqtar ka mesatarisht 1300 deri në 1400 çështje në dorë. Për shkak të numrit të lartë të çështjeve që presin për t’u gjykuar.

 

Numri i çështjeve që paraqiten çdo vit në dyert e gjykatës është shumë herë më i madh se sa numri i vendimmarrjeve .

 

Po përballon një numër prej 3.500 deri ne 4.000 çështje në vit mesatarisht. I referohem këtu më së shumti vitit 2019 ku gjykata ka funksionuar me kapacitet të plotë dhe rezulton që ka gjykuar një numër prej afërsisht 4.000 çështjesh. Po ta krahasojmë këtë numër me numrin e çështjeve që vijnë përpara kësaj gjykate ky numër, numri i vendimmarrjes është më i vogël se sa numri i çështjeve që vijnë.

 

Kreu i gjykatës thotë se i është drejtuar edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për shtimin e gjyqtarëve, që të jetë në raport të drejtë me numrin e çështjeve.

 

 Kjo çështja ka qenë objekt diskutimi edhe nëpërmjet kërkesave për shtim të numrit të gjyqtarëve dhe shtimin e organikes të gjyqtarëve administrative të apelit. Unë mendoj që ka dy instrumente që mund të përdoren për të zgjidhur çështjen e ngarkesës në Gjykatën Administrative te Apelit. Dhe kjo ka të bëjë së pari me rishikimin e organikës e kësaj gjykate ku duhet përcaktohet një numër gjyqtarësh që të jetë në raport të drejtë me raportin  e çështjeve që vinë çdo vit  pranë kësaj gjykate dhe nga ana tjetër për të eliminuar gjendjen e stokut duhet të përdoret instrumenti i delegimit të gjyqtarëve për një periudhë të caktuar.

 

Por mungesa e gjyqtareve nuk është i vetmi faktor që vështirëson shqyrtimin dosjeve në gjykatën administrative të apelit. Edhe pandemia ka ndikuar negativisht pasi mungojnë ambientet për të respektuar masat anticovid.

 

Ky numër është i lartë në fakt  dhe gjithashtu besoj se edhe në vijim mund të ketë edhe një rritje të gjendjes së stokut edhe për shkak të efekteve që ka krijuar pandemia edhe COVID-19. Për shkak se pandemia ka ndikuar edhe në gjykimin në gjykata ka ndikuar edhe mundësinë e zhvillimit të një numri të lartë të seancave gjyqësore për shkak të përshtatjes së ambienteve të gjykatës për respektimin e rregullave të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

 

Aktualisht në Gjykatën Administrative të Apelit janë 9 gjyqtarë.

 

GJYKATET “PERBYTEN” NGA DOSJET

 

SELITA: 14 MIJE CESHTJE NE ADMINISTRATIVEN E APELIT

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *