Subscribe

Të gjitha bizneset pranë vijës bregdetare, por edhe ato në qytete kanë kaluar në sitë nga inspektorët e tatimeve. Shkeljet më të mëdha lidhen me mos lëshim të kuponit tatimor dhe mos deklarim të punonjësve.

 

Pas aksioneve, një pjesë e bizneseve janë bllokuar duke pezulluar veprimtarinë, dhe pikërisht në këto aksione ministrja e ekonomisë dhe financave Anila Denaj thotë se janë hasur edhe problemet më të mëdha.

 

Jo vetëm me kërcënimet nga pronarët e subjekteve, por edhe vendimet e gjykatave që kanë ndryshuar brenda 24 orëve. Denaj u kujtoi ligjin gjykatësve, dhe penalitetet për vendimet e marra.

 

Në disa raste, pavarësisht shkeljeve dhe gjobave, subjektet janë ri hapur duke anashkaluar ligjin që kërkon mbylljen me të paktën 30 ditë të aktivitetit.

 

Pas evidentimit të këtyre rasteve, ka reaguar edhe zëvendës kryeministri Erion Braçe për rrëzimin e vendimit të gjykatës së Vlorës që rihapi, një biznesi në jug të vendit. Duke sqaruar te gjithë situatën brenda dhe jashtë dyerve te gjykatës, Braçe ka theksuar se “nuk mbaron këtu” se ata qe kane shkelur ligjin i pret vetingu.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *