E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjykata vendos shërbim prove për Saimir Tahirin

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 5 vjet burg Saimir Tahirin, një dënim që ulet në 3 vjet e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

 

Mirëpo mbi bazën e legjislacionit, ish ministri i Brendshëm nuk do të kryej asnjë dite burg, pasi ky dënim me 3.4 vjet do ti konvertohet me sherbim prove me kushtin që Tahiri për 3 vjet të mos kryeje asnjë vepër penale. Krimet e Rënda i kanë ndaluar Tahirit edhe marrjen e funksioneve publike ne 3 vitet e ardhshme.

 

Reklamë

Tre gjyqtarët e dhanë vendimin pas 11 orësh tërheqje. Ata rrëzuan tre akuzat e prokurorisë ndaj Tahirit për pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal, veprime në kuadër të, trafikut të drogës, grupit të strukturuar kriminal dhe  e denuan Tahirin për një akuzë të re, atë të shpërdorimit të detyrës.

 

Të njëjtin denim, gjykata dha edhe për ish drejtorin e policisë së Vlores, Jaeld Cela.

Vazhdo të lexosh

Reklamë