Gjykata turke ka liruar me kusht 12 aktivistët e të drejtat e njeriut, përfshirë edhe një zyrtare të lartë të Amnesty International. Aktivistët, mes të cilëve një shtetas gjerman dhe një suedez, akuzohen se kanë ndihmuar organizata terroriste.
Ankaraja i akuzon gjithashtu se janë anëtarë në Partinë Popullore të Kurdistanit dhe në lëvizjen Gylen. Ata mund të përballen me një dënim me 15 vjet heqje lirie nëse shpallen fajtorë. Megjithatë të pandehurit i mohojnë akuzat dhe thonë se çështja është e motivuar politikisht.





