E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjykata spanjolle dënon liderët e Katalonjës për rebelim

Gjykata Supreme në Spanjë ka dënuar nëntë liderë separatistë të Katalonjës, me burgim nga nëntë deri në 13 vjet për rolin e tyre në referendumin për pavarësi që është zhvilluar më 2017.

 

Tre të pandehurit tjerë janë gjetur fajtorë mirëpo do të ndëshkohen vetëm me gjobë dhe jo burg. Të 12 politikanët dhe aktivistët kanë hedhur poshtë akuzat.

 

Reklamë

Separatistët në Katalonjë kanë planifikuar një marshim masiv civil para marrjes së vendimit. Prokurorët kanë kërkuar 25 vjet burgim për Oriol Junqueras, ish nën-presidentin e Katalonjës, njëherësh liderin e nivelit më të lartë pro-pavarësisë që është përballur me gjykim.

 

Junqueras është ndëshkuar me dënimin më të lartë prej 13 vjetëve burgim për rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike. Në Katalonjë, më 1 tetor të vitit 2017, është mbajtur një referendum, në të cilin shumica e atyre që kanë marrë pjesë, kanë votuar për pavarësi nga Spanja.

 

Parlamenti në Barcelonë më pas e ka shpallur rajonin autonom republikë të pavarur. Megjithatë, në referendum pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe ai është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

 

Qeveria qendrore në Madrid ka shtrirë qeverisjen në rajon dhe disa udhëheqës katalanas kanë ikur nga vendi ose janë ndaluar./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë