Subscribe

Vendimi nëse Sali Berisha do të izolohet në shtëpi apo jo do të merret nesër në orën 11:00 nga Gjykata e Posaçme. Ndonëse, seanca ishte përcaktuar sot, mbrojtësit e tij kërkuan kohë për tu njohur me provat shtesë që prokuroria ka sjellë për zëvendësimin e masës nga “Detyrim Paraqitje” në “Arrest Shtëpie”. Prokurorët, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai krahas kësaj kërkese shtuan edhe mbikëqyrjen policore, si garanci se ish- kryeministri, kësaj here do ta zbatojë udhërin e gjykatës. Por, kjo nuk u prit mirë prej dy avokatëve të tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.


“Ndryshimi i masës së sigurimit është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pa mbështetur në ligj. Kjo tregon edhe një herë se qëlllimi nuk po bëhet proces i ligjshëm, por për t’u hakmarrë. Kjo është e paparashikuar në ligj. Në asnjë rast ligji nuk parashikon mbikëqyrje policore. Arresti shtëpiak është detyrimi ndaj atij që vendoset. Kjo që thoni ju është për persona që u kanë skaduar afatet e paraburgimit, që janë me rrezikshmëri. Kjo nuk mund të krahasohet me zotin Berisha”, tha Gjokutaj.

Lexo edhe :

Related Posts

Seanca, me dyer të mbyllura, zgjati 1 orë e 30 minuta, ndërsa  dy përfaqësuesit ligjorë të Sali Berishës kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke e pajisur gjykatën edhe me dokumentin se në shkurt të ’96 ajo është shkarkuar nga vetë ai në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Për kta ky shkarkim i saj nënkupton se do të jetë e njëanshme në këtë vendimmarrje. Se ku do ta vuajë Berisha masën e sigurisë, Gjokutaj përgjigjet:

“SPAK ka kërkuar që të bëhet në shtëpi. Nuk kemi paraqitur kërkesë, kur ta paraqesim do u njoftojmë”, shtoi ai.

Për të kërkuar masën e dytë të sigurisë për Berishën, SPAK-ut iu desh firma e 75 ligjvënësve të parlamentit për t’i hequr atij imunitetin e deputetit./vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *