E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gjykata shpall Lulzim Bashën të pafajshëm

Gjykata shpalli të pafajshëm kreun e PD, Lulzim Basha, duke rrëzuar në këtë mënyrë padinë e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Pas vendimit, Ministri i Shëndetësisë, tha se gjyqësori në këtë mënyrë, po legjitimon fyerjen dhe shpifjen. Ministri i Shëndetësisë pretendonte se kreu i opozitës ka shpifur ndaj tij, në një deklaratë të bërë në nëntor të vitit të kaluar. Basha akuzonte Ministrin e Shëndetësisë se ka favorizuar në tendera me vlerë 31 milionë euro, kompani me të cilat ka konflikt interesi.
Nderkohe ne nje reagim te sajin, Partia Demokratike thekson se Gjykata rrezoi pretendimet e nje prej ministrave me te korruptuar te qeverise Rama. Sipas opozites, Beqaj ka rrenuar spitalet dhe ka firmosur disa prej koncesioneve me abuzive ne shendetesi.

Më shumë video

Reklamë