Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas...

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e parë të...

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry Kane

Super Haaland! City merr tre pikët në derbin e...

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”,...

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi spektakolar në...

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve”,...

Reforma Territoriale, Rama takim në Berat: Investimet komunave iu...

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen...

Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së

4 Dhjetor 15:16

Një gjykatë në Beograd ka urdhëruar një muaj paraburgim për një shtetas të Kosovës të enjten, i cili u arrestua në fund të muajit të kaluar për krime lufte në vitin 1999, njoftoi Ministria e Jashtme e Kosovës.

Avni Qenaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arrestua nga policia serbe më 25 nëntor në pikëkalimin kufitar mes dy vendeve, Merdare, ndërsa po udhëtonte drejt Bosnjës, ku familja e tij ka një biznes familjar.

Në një njoftim në Facebook të enjten, Ministria theksoi se autoritetet gjyqësore në Serbi kanë nisur procedurë penale ndaj Qenaj për akuzën krime lufte të vitit 1999.

Ajo tha se arrestimi i Qenajt “përbën vazhdimësi të praktikave të Serbisë për ndjekje politike ndaj qytetarëve të Kosovës, përmes akuzave të pabazuara dhe të motivuara politikisht”.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, e vizitoi të mërkurën Qenaj në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në kryeqytetin serb, tha Ministria.

“Qenaj ka deklaruar se gjatë qëndrimit në arrest policor i është ushtruar presion psikologjik, por pa keqtrajtim fizik, dhe se as aktualisht nuk ka keqtrajtime nga autoritetet e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Qenaj nuk është vizituar nga familjarët, por pret vizitën e tyre në ditët në vijim, tha ajo.

Familjarët e tij kanë angazhuar katër avokatë mbrojtës për përfaqësimin e tij ligjor në këtë rast.

Ditën e arrestimit të tij, Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se Qenaj, nga Romaja e Prizrenit, kishte shërbyer në brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare.

Nënkryetari i kësaj organizate, Gazmend Syla, tha në ditën e arrestimit të tij për Radion Evropa e Lirë se autoritetet serbe ia kishin gjetur Qenajt kartelën e anëtarësisë së veteranit.

Ndërkohë, Serbia dyshon se Qenaj, në prill të vitit 1998, i ishte bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në Prizren dhe se si pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” kishte marrë pjesë në sulmin ndaj postblloku kufitar serb në Koshare në vitin 1999.

Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës.

Në Koshare ishte një postbllok ushtarak i Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku nga 9 prilli 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s mbi RFJ, për 67 ditë u zhvilluan luftime mes ushtrisë jugosllave dhe UÇK-së.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë më vonë bëri të ditur se në betejën e Koshares u vranë 108 pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave.

Zyrtarët nga Kosova thanë se janë vrarë 114 pjesëtarë të UÇK-së. Autoritetet jugosllave thanë se NATO bombardoi Kosharen në maj të vitit 1999.

Beteja në këtë postbllok kufitar mes RFJ-së dhe Shqipërisë përfundoi më 14 qershor, kur Ushtria e Jugosllavisë u tërhoq nga Kosova në bazë të marrëveshjes me të cilën përfunduan bombardimet e NATO-s mbi RFJ.

NATO-ja i nisi sulmet në caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, 9 prilli në Serbi shënohet si një betejë heroike e forcave ushtarake të Jugosllavisë, pjesë autonome e së cilës në atë kohë ishte Kosova, ndërsa në Kosovë kremtohet si fitore e UÇK-së./rel

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Gjykata serbe UÇK

Nga e njëjta kategori

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas përplasjes, 2 viktima dhe 8 të plagosur

më shumë...

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

më shumë...

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry Kane

më shumë...

Super Haaland! City merr tre pikët në derbin e madh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:59

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në...

9:47

Mos e kontrolloni telefonin menjëherë, si ta...

9:17

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona...

9:10

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e...

8:42

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry...

8:37

Super Haaland! City merr tre pikët në...

8:27

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit...

7:49

“Nuk po na lejohet të marrim nga...

7:32

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

6:40

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre...

6:25

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi...

6:18

Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë, shembet...

6:03

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim...

5:44

Reforma Territoriale, Rama takim në Berat: Investimet...

5:36

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona,...

5:10

Kalaja priti 260 mijë vizitorë, interes i...

4:51

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë...

4:21

Inteligjencë artificiale me “frena”, drejtuesit e “Anthropic”:...

4:00

“Është numri një”, Kroos tregon favoritin e...

3:49

Kosova me Qeveri të re! Kuvendi miraton...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbim...
  • Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit p...
  • Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhduk...
  • Parandalohet krimi në Rrogozhinë, i riu kërcënon me kallashn...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.