Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 May 2026
Vizion fokus

Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollahut në...

Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil, 11 urdhër-arreste...

Ngushtica e Hormuzit do të hapet 30 ditë pas...

Aksident në Vaqarr, lëndohen disa fëmijë dhe një grua...

Zelensky: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike nuk kanë...

Trump: Marrëveshja me Iranin do të jetë “e madhe”!...

“Opozita po shkon vetë te grepi”/ Rama: Së shpejti...

Tension në ajër në Egje, avionët turq kalojnë hapësirën...

“Tërmet” te Milani! Shkarkohen Tare, Alegri, Furlani dhe Monkanda...

Një grua tenton të futet brenda në Gjykatën e...

Gjykata serbe e shpall të pafajshëm ish-komandantin e ushtrisë së Republikës Sërpska

1 Korrik 18:05

Gjykata e Lartë në Beograd e ka shpallur të pafajshëm ish-komandantin e Korpusit të Drinës të Ushtrisë së Republikës Sërpska (VRS), Milenko Zhivanoviç, për akuzat për krime lufte kundër popullatës civile në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Gjykata e shpalli atë të pafajshëm në shkallën e parë në një aktgjykim të martën, duke e liruar nga akuza se kishte urdhëruar zhvendosjen e detyruar të popullsisë boshnjake nga zona e mbrojtur e Srebrenicës.

Prokuroria ka paralajmëruar se do të ankohet ndaj këtij vendimi.

Në arsyetimin e aktgjykimit, gjyqtarja deklaroi se Zhivanoviç, si komandant, u kishte dhënë detyra njësive të Korpusit të Drinës, por sipas saj, asnjë prej këtyre detyrave nuk lidhej me dëbimin e popullsisë civile boshnjake, por kishin të bënin me veprime luftarake kundër njësive të palës kundërshtare.

Prokuroria kishte kërkuar dënim me pesë vjet burgim për Zhivanoviçin  që është minimumi i paraparë me ligj.

Ndër të tjera, aktakuza e ngarkonte atë se, në mars të vitit 1995, kishte lëshuar një urdhër ku thuhej se “me veprime të përditshme të planifikuara dhe të menduara luftarake duhet të krijohen kushte të pasigurisë totale, të padurueshmërisë dhe të pashpresës për vazhdimin e jetës së banorëve në Srebrenicë dhe Zhepë”.

Aktakuza e ngarkonte atë gjithashtu se, më 12 korrik 1995, kishte urdhëruar sigurimin e autobusëve për evakuimin nga enklava e Srebrenicës, duke kërkuar nga Shtabi i Përgjithshëm i VRS-së miratimin për përdorimin e karburantit për 50 autobusë që do të angazhoheshin.

Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska, gjatë ofensivës kundër Srebrenicës, zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara – në korrik të vitit 1995 kryen gjenocid duke vrarë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor në Serbi, Milenko Zhivanoviç u mbrojt në liri.

Aktakuza edhe në Bosnje e Hercegovinë

Prokuroria për krime lufte në Serbi ngriti aktakuzën kundër Zhivanoviçit në dhjetor 2021, vetëm dy javë pasi ai ishte akuzuar edhe nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës për krime kundër njerëzimit në zonën e Srebrenicës dhe Zhepës.

Sipas aktakuzës në Bosnje, Zhivanoviç akuzohet se nga marsi deri në mesin e korrikut 1995 kishte bllokuar zonën e mbrojtur të Srebrenicës, kishte penguar furnizimin me ndihma, si dhe kishte urdhëruar sulme me artileri ndaj civilëve dhe objekteve civile në Srebrenicë, me qëllim krijimin e kushteve të padurueshme për jetesë dhe detyrimin e popullsisë për të braktisur shtëpitë e tyre.

Ai akuzohet gjithashtu për mobilizimin e mjeteve për dëbimin e detyruar të civilëve nga Srebrenica dhe për transportimin e burrave dhe djemve të kapur, të cilët ishin ndarë me forcë për t’u burgosur dhe më pas për t’u vrarë.

Megjithëse gjykatat ndërkombëtare dhe ato rajonale kanë cilësuar masakrën e Srebrenicës si gjenocid apo krim kundër njerëzimit, Prokuroria e Serbisë e ngarkoi Zhivanoviqin vetëm për krime lufte kundër popullatës civile, me arsyetimin se “është e vështirë të provohet qëllimi specifik që kërkohet për kualifikimin si gjenocid”.

Shteti serb vazhdon të mos e njohë gjenocidin e kryer në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, ndërsa Zhivanoviç është një nga të shumtët që kanë ikur nga Bosnja dhe qëndrojnë në Serbi.

Para Gjykatës së Lartë në Beograd po zhvillohet edhe një proces tjetër lidhur me Srebrenicën.

Bëhet fjalë për gjykimin lidhur me vrasjen e 1.313 civilëve boshnjakë në Kravicë, i cili ka nisur në fund të vitit 2016 dhe, edhe pas më shumë se tetë vjetësh, ndodhet ende në fazën e administrimit të provave.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër tetë pjesëtarëve të Brigadës Speciale të Policisë së RS-së për krime lufte kundër popullatës civile, edhe pse gjykatat në Bosnje dhe në Hagë kanë dhënë vendime që e cilësojnë këtë krim si gjenocid apo krim kundër njerëzimit.

Të gjithë të akuzuarit po mbrohen në liri./REL

Posted Under:
Aktualitet Kosova
Tagged:
Milenko Zhivanoviç Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil, kush janë tre efektivët e policisë që ranë në pranga

më shumë...

Disa fshatra në Pogradec në terr, një defekt në rrjet i lë pa energji elektrike

më shumë...

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden 3 celularë të fshehur te dushet dhe lavanderia

më shumë...

Plagosje me thikë në Kombinat, 60-vjeçari godet shokun pas debatit në lokal

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:06

Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil,...

7:52

Moti sot/ Vapë dhe kthjellime në vend,...

1:31

Jo vetëm Mozën dhe Zhakun, Agai dënon...

1:06

Moza dhe Zhaku dënohen nga Agai, në...

12:56

E gjithë ferma në televotim, Blerina eliminohet...

12:32

“3 muajsh e kuptova që ishte autik”,...

11:34

Agai vë në lëvizje fermerët, fsheh 10...

11:27

Disa fshatra në Pogradec në terr, një...

11:09

“Po bëj show”, Moza reagon për debatin...

11:00

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i...

10:22

Dielli kalon në shenjën e Binjakëve, këto...

10:19

Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj...

9:55

Indri la Vanesën dhe shprehu pëlqim për...

9:53

Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil,...

9:48

Ngushtica e Hormuzit do të hapet 30...

9:36

“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon...

9:02

Nis Ferma VIP 3 në Vizion Plus,...

8:55

Ushqimet që përmirësojnë kujtesën, çfarë të konsumoni...

8:10

Aksident në Vaqarr, lëndohen disa fëmijë dhe...

8:01

Zelensky: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike...

Më të klikuarat

  • “Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën, i jep fund...
  • Java e fundit e majit vendimtare! Meri Gjini: Hëna në mbushj...
  • E gjithë ferma në televotim, Blerina eliminohet nga gara, nu...
  • Jo vetëm Mozën dhe Zhakun, Agai dënon edhe Ilirin, masa që u...
  • Plagosi shokun me plumb në kokë/ Detaje të reja nga ngjarja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.