Subscribe

Fatmir Mediu nuk do të rihetohet për shpërthimin tragjik të Gërdecit. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila hodhi poshtë kërkesën e SPAK, e cila kërkoi që ish-ministri i Mbrojtjes të përballet sërish me drejtësinë në lidhje me ngjarjen ku humbën jetën 26 persona.

 

Sipas vendimit të Gjykatës, prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë që ta hetonte lirisht Fatmir Mediun, pasi ai që prej vitit 2012 nuk ka pasur imunitet parlamentar dhe vepra është parashkruar.

 

Vendimi u dha këtë të martë nga gjyqtari Erion Çela pa praninë e palëve. Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar edhe Prokuroria e Posaçme, e cila tha se do të bëjë ankimim.

 

Më herët, Feruzan dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7-vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën nga shpërthimi i Gërdecit iu drejtuan me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkonin pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut.

 

Në letrën drejtuar gjykatës, familja Durdaj shprehej se dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *