E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjykata rrëzon kërkesën e Aqif Rakipit për rikthimin në Parlament

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nLawmaker Aqif Rakipi during a parliamentary session.

Gjykata Administrative hodhi poshtë kërkesën e ish-deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi për rikthimin në parlament.

 

Reklamë

Rakipi paditi Komisionin Qendror te Zgjedhjeve pasi u shkarkua si subjekt i dekriminalizimit.

 

Gjykata Administrative e cilësoi të drejtë vendimin e institucionit te administrimit te zgjedhjeve duke argumentuar se ish-deputeti fshehu problemet qe kishte pasur me drejtësinë italiane.

 

Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se Aqif Rakipi ishte ndaluar në Itali për vjedhje më 3 nëntor të viti 1998-të, nën emrin Skënder Ejylbegaj. Këtë fakt ai nuk e kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë