Subscribe

Gjykata e Tiranës rrezoi kërkesën e David Brown i dënuari per pedofili. Ai po vuan një dënim prej 20 vitesh dhe nëpërmjet avokates se tij, kërkoi rihapje e procesit gjyqësor.

 

Sipas Prokurorisë, Brown u dënua pas dëshmisë së dy djemve, 6 dhe 13 vjeç, që ishin banorë të qendrës “Fëmijët e Tij”, në të cilën strehoheshin fëmijët e braktisur dhe në nevojë ekonomike.

 

Te pranishëm ne sallën e gjyqit, ishin edhe dy dëshmitaret Denis Aliu dhe Anton Qoshlli, qe kishin dëshmuar kundër 66-vjeçarit ne seancat gjyqësore me video-konference.

 

Ne fund, relatori i çështjes Arben Meçi, nuk pranoi kërkesën e te pandehurit Brown.

 

Një situate kaotike u shkaktua me ndërprerjen e energjisë elektrike ne momentin e shpalljes se vendimit.

 

Por një nga te strehuarit ne qendrën qe drejtonte Brown, theksoi se i moshuari i ka ndihmuar fëmijët dhe nuk ka abuzuar ta.

 

Procesi ndaj te akuzuarve për pedofili, nisi 10 vite me pare. Dy fëmijë të qendres dëshmuan kundër Brown dhe dy bashkëpunëtoreve të tij, Dino Kristodulu e Robin Arnold.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *